Plagoset me thikë një person në Tiranë, policia në kërkim të autorit

schedule10:43 - 5 Korrik, 2021

schedule 10:43 - 5 Korrik, 2021

Një 34-vjeçar është plagosur një ditë më parë me thikë në rrugën e Dibrës në Tiranë. Policia njofton se E. Sh., 34 vjeç, tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!