Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e djeshme në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar E. T., 22 vjeç.
Ndërkohë i plagosuri T. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. T., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës(thikë) shtetasin T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. m.v/abcnews.al