Një 16-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi” në Fier.
Dyshohet se autori, bashkëmoshatar i 16-vjeçarit, për motive të dobëta, ka goditur me thikë të miturin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./abcnews.al