Policia ka arritur të zbardhë plagosjen e një personi që ndodhi në fashtin Bushkash të Matit këtë të mërkurë.
Unifromat blu bëjnë me dije se ngjarja fillimisht u deklaruara si vetëplagosje nga Gj.R., 50 vjeç. Por pas dyshimeve të krijuara rezultoi se 50-vjeçari ishte plagosur.
Si pasojë, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi i autorit të ngjarjes. Ai është Agustin Braca, 59 vjeç.
Ai dyshohet se ka plagosur 50-vjeçairn për motive të dobëta, para banesës së tij. Braca u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet gjithashtu edhe arma e gjahut që kishte përdorur.
Për kapjen e tij u angazhuan 15 forca policie./abcnews.al

