Një plagosje me thikë u regjistrua mesditën e së enjtes në Kamëz. Policia arriti të identifikonte pas ngjarjes 3 vëllezër si autor të dyshuar të ngjarjes, por vetëm dy prej tyre u prangosën. Sipas njoftimit të policisë, konflikti ndodhi në rrugën “Teuta”, ku vëllezërit i kishin zënë pritë një 39-vjeçarit, duke e goditur disa herë në pjesë të ndyrshme të trupit me thikë.
Efektivët e Komisariatit nr.5., në Kamëz sekuestruan në banesën e agresorëve edhe katër armë gjahu. Motivi i plagosjes mbetet ende i paqartë për grupin hetimor. Dëshmia e vëllezërve të ndaluar do të hedhë më shumë dritë mbi arsyet e nisjes së konflikt ndërmjet palëve. /ABC News Albania 24/7