Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë. Mediat greke raportojnë se dy grupe të rinjsh janë takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin por më pas janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë një 22 vjeçar shqiptar dhe një 17 vjeçar grek. Pas ndërhyrjes së policisë, u shoqëruan në polici 17 persona. /abcnews.al