Shembja e tavanit në teatrin Piccadilly, , në Londër ka shkaktuar panik tek të pranishmit që po shihnin shfaqen dhe ka shkaktuar plagosjen e pesë personave. Në mënyrë ta papritur jo vetëm të pranishmit por edhe artistët janë gjendur përballë kësaj situate të pazakontë. Në kohën kur ndodhi ngjarja të pranishmit po shijonin shfaqen e kantautorit amerikan,Arthur Miller.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja nga emergjenca për të bërë të mundur evakuimin e artistëve dhe të pranishmëve. Disa prej tyre morën plagë të lehta, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaqet e shembjes së tavanit, policia bën të ditur se po punohet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al