Plagosen me thikë dy femra në një qendër tregtare në Zvicër, dyshohet sulm terrorist

schedule16:13 - 25 Nëntor, 2020

schedule 16:13 - 25 Nëntor, 2020

Dy femra janë sulmuar me thikë në një Qendër Tregtare në Lugano të Zvicrës.

Sipas policisë njëra nga viktimat është plagosur rëndë por jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa mediat raportojnë se edhe autorja është një femër, 28-vjeçare.

Policia lidhur me rastin dyshon se ngjarja ka të bëjë me një sulm terrorist, pasi autorja e sulmit paraprakisht kishte thirrur ” Unë jam ISIS ” “Allahu Akbar”.

Nëse vërtetohet se ngjarja është sulm terrorsit, ky do të ishte rasti i parë në këtë vend.

Ndërkohë kanë filluar hetimet nga ana e prokurorisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!