Plagosen me armë zjarri burrë e grua në Kamëz

schedule22:46 - 7 Gusht, 2021

schedule 22:46 - 7 Gusht, 2021

Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në qytetin e Kamzës. Burime për ABC bëjnë me dije se një person ka plagosur një çift, burrë e grua, Preng Paluca dhe Antoneta Paluca.

Personi që ka kryer këtë krim ende nuk është identifikuar. Ndërkohë mësohet se burri i plagosur është në sallën e operacionit, ndërsa gruaja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!