Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të jetosh në shtëpi të huaj! Plagët e hapura të tërmetit: Çaj dhe kos, vetëm drekë hamë

schedule15:35 - 26 Nëntor, 2021

schedule 15:35 - 26 Nëntor, 2021

Nga Leonidha Musai

Me shpresën se po hidhen themelet kthehen herë pas here në vendin ku 2 vjet më parë rrezikuan jetën. Shumë banorë të Durrësit vazhdojnë të jetojnë me qira. Pallatet që u shembën nga tërmeti ende nuk janë ndërtuar. “Kemi ngelur si të vobektë”.

Agim Berisha banor i lagjes numër 7 në Durrës tregon vështirësitë me të cilat përballet pas 26 nëntorit 2019. Ka përfituar bonus strehimi, por qiratë janë të shtrenjta ndaj ka ndërruar dy herë shtëpi.



Akoma s’po gjejmë zgjidhje. Jemi në gjendje shumë të keqe të 20 familjet. Unë kam lëvizur, kam qenë edhe më larg se këtu. Sebepi qirasë kam lëvizur se qiraja ishte shumë e madhe. Është e dyta familje që ndërroj” tha ai.

E shoqërojmë në shtëpinë e marrë me qira. Jeton me bashkëshorten në këtë apartament me sipërfaqe më të vogël se ajo që kishin. “Gjysmat e plaçkave kam, të kemi kokën brenda kjo ka rëndësi”.

Jam pak ngushtë. Njeriu edhe në ferra jeton! Sot ka ardhur koha të jetosh si njeri. Ana ekonomike na ka vrarë shumë. Lekët që marrim janë vetëm për ushqime, gjë tjetër jo. Po të vish ta shohësh, një drekë hamë ne. Në mëngjes pimë çaj apo kafe dhe në darkë kos, duke e shtryllur veten për të ruajtur para për të larë qiranë. Nuk po flas për ilaçet sa qese kemi, se është turp, turp në kuptimin që jemi bërë si lëmoshë” tha ai.

Përpos pritjes për të hyrë në shtëpi kanë marrë kredi që të paguajë apartamentin, pasi paratë e bonusit vonohen. “Nga qershori kemi vuajtur, 3 muaj pa i marrë. Në tetor na i likuiduan tani, inshllah s’do kemi probleme për nëntorin. Ndaj mora në bankë para, para 3 muaj se s’na i dhanë dhe ngelëm si gozhda në sharrë! Mora kredi vetëm për të larë qiranë do ta laj ngadalë-ngadalë. Janë shembur pallate pas nesh dhe kanë nis punimet, ndërsa ne kemi ngelur. Po e kalojmë dimrin sivjet, po tjetrin e duam në shtëpinë tonë. Çfarë do lloj e keqe, a e mirë të vijë, të vijë nga shtëpia jonë”.

Në të njëjtën situatë si Agimi janë dhe Sokoli, Dritani dhe Vjollca, banorë të lagjes 5. Janë kthyer tek sheshi ku ndodhej pallati që u shemb.

Unë jetoj me qira, jam larg nga zona dhe nuk e përballoj dot. Po fus lekët nga xhepi, se ai zotëria nuk të pret do lekët. S’pret kur të dalë qiraja. E kam të vështirë se nesër mund të na përzejë dhe ai.  Kam ndërruar dy shtëpi. Dua të gëzoj shtëpinë time. Dua të marrim përgjigje një orë e më parë” tha Sokol Llani.

Jemi të shkatërruar, biznesi, rehatia. Tani jemi me qira diku tjetër. Ideja është çfarë do bëhet këtu. Asnjë informacion zero” tha Dritan Shallari.

Jetoj me qira, në Golem. U bënë dy vjet, presim përgjigje nga shteti. Për bashkinë kam një vërejtje të madhe, për bonuset që nuk i kemi marrë. Vjen dhjetori kemi 3 muaj, shtatori u mor para ca ditësh. Unë jam në një garsoniere, plaçka s’kam fare, fle në kolltuk. Dua një orë e më parë të filloj pallati e ta ndaj mendjen se për dy vjet do hyjmë. Në pallatin tonë në këta dy vjet mbi 4-5 banorë kanë humbur jetën dhe të rinj, mbase nesër e kam radhën unë. Kush do e gëzojë shtëpinë” tha Vjollca Grabova.

Nga ana e saj kryebashkiakia e Durrësit e justifikon vonesën me faktin se për pallatet në lagjen 5 dhe 7 nuk janë zhvilluar tenderat. “Këto dy objekte fondi i ka në proces për të lidhur kontrata me firmat që të nisë puna” tha ajo.

Mes të tjerash kryetarja e bashkisë Emirjana Sako sqaron se në këto dy vjet në banesat individuale kanë hyrë rreth 214 familje. Ndërsa 11 pallate kanë nisur të ndërtohen./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!