Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se kjo forcë politike ka një bashkëpunim me Partinë Demokratike.
Në një intervistë për ABC News, Vasili u shpreh se përara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, opozita ka sfidë shumë herë më të mëdha.
Sipas Vasilit, çdo ditë ka ngjarje të reja korruptive që lidhen me mazhorancën.
“Ne jemi në një bashkëpunim politike me Partinë Demokratike. Nuk i them as Foltorja, as Rithemelimi, i them Partia Demokratike, sepse kjo parti ka votuar gjerësisht, në mënyrë referendare, kështu që besoj se është etapë e tejkaluar kjo çështja e emrit, dhe ky është një bashkëpunim në vijimsi, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë i tillë edhe brenda sallës së parlamentit, por edhe jashtë saj. Është një vijim i logjikshëm, qoftë PD, qoftë PL, të cilat janë vendosur ballë për ballë me regjimin, pa asnjë kompromis, ndërmarrin aksione të përbashkëta, sigurisht që e kanë të natyrshëm bashkëpunimin me njëra-tjetrën dhe nuk mund të jetë ndryshe. Nuk e kam dëgjuar kurrë një propozim të tillë për një federatë, e dëgjoj për herë të parë këtë koncept. Nuk e kam dëgjuar një tezë të tillë dhe nuk është diskutuar. Përpara se të flasim për zgjedhjet e 2025, kemi sfida besoj, shumë të mëdha. Kemi përditë histori shumë të rënda korruptive, kemi koncensionet, ngjarje nga më të rëndat, kemi miratime ligjesh që kërkojnë beteja parlamentare shumë të egra, pa kompromis.