Analisti Martin Leka i ftuar në studion e ‘Real Story’ u shpreh se është skeptik nëse PL do të marrë deputetë tjetër në zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, protesta e së shtunës tregoi se në çfarë derexheje është opozita dhe gjithashtu tregoi se PD nuk mund të bëj më tepër sesa humbja e zgjedhjeve.
“Mua më vjen keq që Meta është i izoluar dhe që u arrestua në atë mënyrë. Në zgjedhje, Meta do të kishte rol kyç. Izolimi i tij dhe divorci politik dhe shumë faktorë të tjerë, unë mendoj që kjo arkitekturë politike e sotme në zgjedhje, Meta i dha një përgjigje sondazheve duke u thënë që sondazhet i bëj vetë. Unë uroj që të dalë deputetë, por skepticizmi im në bazë të shumë faktorëve, nuk mendoj që përvec deputetëve që nxjerr PD, nuk mendoj që do marrë deputetë tjetër PL.
Opozita në përgjithësi është e përçarë dhe e pamotivuar dhe testi i parë pas daljes së listave u bë të shtunën në protestë. Ishte sondazhi i parë realë për të parë në çfarë derexheje është opozita. Tregoi që PD nuk mund të bëj më tepër sesa humbja e zgjedhjeve. Mendoj që një problem te opozita është që nuk është koalcion madhështor.”
/ abcnews.al