Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se Partia e Lirisë, i bën nder kësaj force politike nëse shkëputet politikisht.
Në një intervistë për “Tirana Live”, Elezi u shpreh se PL dhe PD nuk mund të bashkëjetojnë, pasi kanë qëllime pikëpamje diametralisht të kundërta.
Lidhur me vulën e Partisë Demokratike, Elezi shtoi se ky proces po kalon çdo lloj limiti kohor.
“PL si forcë politike ka marrë një vendim politik të shkëputet nga PD, i bën nder të madh PD, qoftë krahut të zotit Basha, qoftë krahut të zotit Berisha. Nuk mund të bashkëjetojnë këto forca politike me qëllim dhe me pikëpamje diametralisht të kundërta. Nuk është normale në politikë të ndodhë kjo. Partitë eskreme të ndryshme bëhen bashkë, se nuk kanë çfarë i thonë elektoratit. Në rastin e vulës, kjo betejë po tejkalon çdo afat kohor, është në dëm të opozitës. Prevalon parimi i shumicës, që në 11 dhjetor, unë mendoj që vulën, gjykata duhet t’ia jepte zotit Berisha. Por veprimet e Berishës ka qenë që të mos e marrë vulën. Është në një proces 11 dhjetori, 11 dhjetori ose 18 dhjetori, janë dy kuvende që nuk e pranojnë njëri tjetrin, por Bardhi dhe Berisha janë në një eskalon. Kjo i ul pikë të gjithë Rithemelimit. Janë totalisht të përçarë. Interesi i tyre është që të marrin një mandat të radhës”, theksoi ai./abcnews.al

