Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e Malit të Zi: Deri në 17:00 kanë votuar rreth 70% e qytetarëve

schedule17:59 - 30 Gusht, 2020

schedule 17:59 - 30 Gusht, 2020

Në Mal të Zi mbahen sot zgjedhjet parlamentare. Deri në orën 17:00 kanë votuar 68,4 % të votuesve.

Sipas të dhënave kjo pjesëmarrje është më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2016.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 70,9 %, në veri të Malit të Zi 63,9 % kurse në jug 69,6 % e votuesve.

Të gjitha vendotimet në Mal të Zi do mbyllen në orën 20:00.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të këtij vitit janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote dhe do të zgjedhin njërën nga njëmbëdhjetë listat zgjedhore, pesë parti dhe gjashtë koalicione.

Këta lista garojnë për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi.

Kjo shifër është dyfish më e madhe se në zgjedhjet e viti 2016 kur në zgjedhje deri në ora 9 kishin dalur vetëm 6,5% e votuesve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!