Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me shifrat e pjesmarrësve të zgjedhësve orë pas ore në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një reagim për mesit thuhet se % e cila është publikuar deri më tani është vetëm në bazë të të dhënave që kanë raportuar disa nga qendrat e votimit në rang kombëtar.
“Përqindja e pjesëmarrjes është ne raport me ato QV qe kane raportuar.
E theksoj, perqindja e pjesëmarrjes ështe per ato QV qe kane raportuar”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Ndërkohë sipas shifrave të bëra publike gjatë orës së fundit vihet re një ulje e numrit të pjesmarrësve. Ndërkohë në orën 12:00 sipas të dhënave nga KQZ mësohet se numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është 27.18 %.
Nga ora 11:00 deri në orën 12:00 vihet re se ka një ulje të raportimit të qendrave të votimit në lidhje me raportimet e të dhënave.e.su./abcnews.al