Pjesë të posaçme për fshehjen e mallit, dogana e Maqedonisë konfiskoi një autobus nga Serbia

schedule13:48 - 10 Shtator, 2023

schedule 13:48 - 10 Shtator, 2023

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një autobus të një kompanie nga Serbia, që po udhëtonte në destinacionin Shkup-Beograd.

Autobusi është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc”, ku është vërejtur hapësirë e posaçme, e bërë për fshehjen e gjësendeve.

“Inspektorët doganor në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë kapur një autobus me hapësirë ​​të posaçme të projektuar, përshtatur dhe modifikuar, me qëllim fshehjen e mallit. Përkatësisht, më 09.08.2023, autobusi i një kompanie transportuese serbe, i cili kryen transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Shkup – Beograd”, thuhet në njoftimin e doganës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!