Pjesë e parë e barabartë, nuk ka as raste të pastra në Kazakistan-Shqipëri

schedule15:51 - 11 Tetor, 2020

schedule 15:51 - 11 Tetor, 2020

Është mbyllur pjesa e parë mes Kazakistanit dhe Shqipërisë, në barazim 0-0. Një pjesë e parë ku nuk pati raste të pastra për asnjërën skuadër, gjithashtu dhe shumë e vakët. Një pjesë e parë e shëmtuar për të dyja skuadrat që të jemi realistë, por me shpresën që kuqezinjtë tanë do të bëjnë shumë më mirë në pjesën e dytë.

Ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës, ishte debutuesi Kallaku, i cili tregoi disa prekje të mira të topit dhe disa driblime të bukura, më pas dhe një goditje në kuadrat.

Kazakistani nga ana tjetër, ishte i lumtur të mbronte me cinizëm këtë barazim, ndërsa kuqezinjtë tanë dominuan në qarkullim topi. Përpara është pjesa e dytë dhe Eduardo Reja, duhet të ndryshojë me patjetër diçka, pasi kjo është një sfidë ku kuqezinjtë tanë mund ta fitojnë lehtësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!