Pjesë e sektit fetar të krishterë, këto janë nëna dhe vajzat e tragjedisë në Tiranë

schedule09:59 - 3 Korrik, 2020

schedule 09:59 - 3 Korrik, 2020

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nënë e bijë u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Pa shenja jete u gjetën nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe. Ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Abcnews.al ka siguruar foto të nënës dhe dy vajzave që ishin bësimtare të një sekti fetar të krishterë.

Zhaneta Josifi, me origjinë nga Ogreni i Përmetit dhe bashkëshorti i saj, Lluke Josifi nga Bënja, bashkë me dy vajzat e tyre ishin transferuar prej disa vitesh në Tiranë.

Tronditëse ishte dëshmia e vajzës 34-vjeçare e cila u gjet në gjendje të rënda, pasi zjarrfikësit u futën në banesë.

Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur për abcneës.al se mësohet se ajo t’u ketë thënë ekspertëve: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.

Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se ekspertët i gjetën viktimat të lyer me vaj e uthull e gjëra të lëngshme.

Dyshohet se 30-vjeçarja Anisa kishte humbur jetën disa javë më parë, pasi trupi i saj është gjetur gjysmë i dekompozuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!