Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 33-vjeçari në Berat

schedule14:12 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 14:12 - 17 Dhjetor, 2021

Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar i shpallur në kërkim. Sipas uniformave blu është prangosur Kristi Greku alias Ergis Shehu. Ky i fundit është dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata Belge për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë), si pjesmarrës në organizat kriminale.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet 33-vjeçari i dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata Belge për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë), si pjesmarrës në organizat kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet Operacionale në DVP Berat në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Kristi Greku alias Ergis Shehu, 33 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka bërë shkurtimin e vendimit nr 28, datë 09.12.2021, për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, pasi Organet Gjyqësore Belge e kanë dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë), si pjesmarrës në organizat kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!