Klement Shehu 39-vjeç nga Libohova është arrestuar nga policia gjatë aksionit të një nate më parë të finalizuar nga RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia bën me dije se ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Romës me 6 vite burg. Ai do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur edhe 4 vjet e 21 ditë burgim.
“Në Gjirokastër është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër.
Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim”, njofton policia. m.v/Abcnews.al