Pjesë e “Ndragheta-s”, Gjonaj firmos ekstradimin e Bujar Sejdinit drejt Italisë

schedule10:25 - 12 Nëntor, 2020

schedule 10:25 - 12 Nëntor, 2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur ekstradimin e Bujar Sejdinit, të njohur ndryshe me nofkën “Xhaxhai” drejt shtetit italian.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se 61-vjeçari dyshohet se është pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”. Brenda datës 25 nëntor Bujar Sejdini do të niset drejt shtetit italian. Ai u arrestua në Tiranë më 20 korrik të këtij viti.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai dyshohet se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, pasi ka udhëtuar nga Italia në Spanjës për blerjen e rreth 20 kilogramëve kokainë.

Droga është blerë për llogari të grupit mafioz Balloco, ndërsa Sejdini dyshohet se është personi që ka negociuar me trafikantët. Organizata kriminale ku bënte pjesë Sejdinaj u godit nëntorin e kaluar në Itali atje ku u lëshuan 45 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe për disa shqiptarë.

Ndërsa në operacionin ku u arrestua Sejdini u vunë në pranga edhe 5 persona në Itali, Argjentinë dhe Costa Rica, që merreshin me trafikun e kokainës./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!