Pjesë e kartelit të drogës, jepet vendimin për një nga të arrestuarit e operacionit “Los Blancos”

schedule11:03 - 19 Shtator, 2020

schedule 11:03 - 19 Shtator, 2020

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor për Gentian Manajn, i arrestuan në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”

Manaj u arrestua për llogari të autoriteteve italiane.  Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se togat e zeza caktuan masën e sigurisë me afat, për shkak se pritet që të vijnë fashikujt e dosjes nga drejtësia e vendit fqinj.

Gentian Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptar të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE: I tradhtoi “BlackBerry”, si u zbulua dhe shkatërrua karteli i parë shqiptar i kokainës

Karteli u shkatërrua nga Prokuroria e Firences, e cila firmosi 30 urdhër arreste. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular Blackberry në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve.

Gjatë operacionit ranë në pranga 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë Shqipëria. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!