Lubjana Gjeçaj, 43-vjeçarja që u arrestua në Tiranë është një emër i njohur për drejtësinë italiane që nga viti 2015.
Policia e Shtetit njoftoi se ajo u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, pasi është dënuar me 3 vite burg, për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
Mediat italiane kanë shkruar jo pak për 43-vjeçaren shqiptare. Ajo njihet në shtetin italian si rekrutuese xhihadiste.
LEXO EDHE: E dënuar me burg në Itali për terrorizëm, si fshihej në Tiranë 43-vjeçarja: Policia jep detajet
Lubjana Gjeçaj është e njohur e Aldo Kobuzit shqiptarit që u martua me një italiane për ta kthyer atë në italianen e parë xhihadiste në vendin fqinj.
Lubjana Gjeçaj u njoh me Maria Giulia Sergio dhe e prezantoi atë me djalin e saj. Autoritetet italiane deklaruan asokohe se Lubjana është rekrutuese e Shtetit Islamik. Detyra e saj ishte të mbante një forum të propagandës në Internet që synonte futjen e grave në Kalifat.
Ajo bënte martesa mes të rinjve me qëllim, për t’i dërguar ata në Siri.
Pas 8 muajve hetime, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Shqipëri 10 persona ranë në pranga, 4 italianë,1 kanadez dhe 5 shqiptarë. Përveç Lubjana Gjeçajt, pjesë e grupit ishte dhe Dritan Gjeçaj bashkëshorti i 43-vjeçares, Baki Çoku, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni g.v/abcnews.al