Real Madrid do të luajë El Clasicon me Barcelonën ditën e nesërme dhe atmosfera përpara takimit në “Camp Nou” (e shtunë, 16:00) nuk është aspak e mirë. Dy humbjet e fundit shtëpiake kundër Cadiz në kampionat dhe Shakhtar Donetsk në Champions, kanë turbulluar ambientin madrilen.
2-3 u mposhtën “Los Blancos” të mërkurën ndaj ekipit ukrainas. Pjesa e parë ishte skandaloze dhe u mbyll me avantazhin e trefishë të skuadrës mike. Diçka e tillë tërboi Florentino Perez, i cili ka zbritur menjëherë në dhomat e zhveshjes në pushim.
Mediat spanjolle raportojnë se presidenti i Realit nuk i ka kursyer ulërimat dhe ka qenë i acaruar me Raphaël Varane, autor i një autogoli dhe performance shumë të dobët. Kualiteti i mbrojtësit francez nuk vihet në dyshim, por ai ka tregoi sërish se e vuan mungesën e Sergio Ramos.
Perez ka tentuar ta “zgjojë nga gjumi” lojtarin defensiv, i cili po tregon se nuk mund të jetë lideri i ekipit në prapavijë. Britmat e kreut të klubit dhanë njëfarë efekti, Reali reagoi në fraksionin e dytë të takimit, realizoi dy herë, por nuk ia doli të evitonte disfatën.
Rezultat që nuk duhet të përsëritet në El Clasico. Zinedine Zidane dhe djemtë e tij duhet t’i rikthehen rezultateve pozitive, teksa Raul, ish-sulmuesi dhe kapiteni i ekipit kryeqytetas, përflitet si zëvendësuesi i mundshëm i francezit në pankinë nëse nuk vjen kthesa pozitive. /abcnews.al