Lushnja-Besa ka nisur para ndeshjeve të tjera dhe në 45 minutat e para janë shënuar tre gola. Kavajasit udhëheqin me rezultatin 1-2 dhe do tentojnë ta ruajnë epërsinë deri në fund. KY takim ka nisur me një gol të shpejtë.
Që në minutën e tretë u akordua penallti për verdhezinjtë dhe kapiteni Alked Çelhaka u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Besa nuk u ndal me kaq dhe me Carën realizoi edhe golin e dytë. Pesë minutë më pas, në të 25’, Canka ishte ai që hapi takimi.
Lushnja u përpoq të shënonte edhe golin e barazimit dhe iu afrua, por pa sukses. Në fushë nuk mungon as tensioni, si dhe protestat ndaj arbitrit Olsi Sokoli. Gjithsesi gola nuk ka më në 45 minuta e para.
KATEGORIA E PARË – JAVA 3
E shtunë, më 28 shtator, ora 14:00
Lushnja-Besa 1-2
Shënues: Canka 25’ / Çelhaka 3’ (pen.), Cara 20’
/Abcnews.al