Pjerin Ndreu kundër ndalimit të dasmave: Ndëshkim selektiv, ata që e bëjnë se kanë haberin

schedule09:48 - 5 Gusht, 2020

schedule 09:48 - 5 Gusht, 2020

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka ngritur akuza ndaj Policisë së Shtetit se po bën ndëshkime selektive në qytete të ndryshme lidhur me organizimin e dasmave në kohë pandemie.

Ndreu thotë se ndëshkimet në Lezhë janë më të theksuara se në qytetet e tjera, duke e quajtur këtë një diskriminim.

Ai shprehet se duhet vepruar me të njëjtin standard për të gjithë, ose të krijohet një protokoll me numër pjesëmarrës të limituar që të mos shkohet deri në anulim të dasmave.

“Jam pro shqetesimit te pronareve te lokaleve te dasmave ne Lezhe. Qe ka diskriminim me qytetet e tjera eshte krejt e qarte.  Gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj.  nuk i ndalon askush.

Shqetesimi yne eshte adresuar disa here. Dikush do dale te thoje se Akti Normativ thote kete dhe ate. Po dakord, po njelloj per te gjithe. Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rende ti ndalosh dasmen tjetrit.

Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen…”, shkruan Ndreu./abcnews.al