Pjerin Ndreu ironi me shqiptarët: Me gotë rakie e barkun te goja ankohen se po vdesin për bukë

schedule14:16 - 5 Korrik, 2020

schedule 14:16 - 5 Korrik, 2020

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka ironizuar sjelljet  e shqiptarëve që sipas tij ankohen se nuk kanë punë e po vdesin për bukë, dhe nuk duan të punojnë.

Ndreu shkruan se ata qahen për të ngrënë ndërsa janë me gotë rakie përpara dhe me barkun te goja nga mbipesha.

“Nese doni njerez qe bertasin se skane pune dhe per pasoje po vdesin per buke, i ke me shumice. Ama nese kerkon punetor per pune nuk gjen.

Vij thote por me marre rrogen, jo me dale ne pune, ose ne nje pune qe dal kur te dua e ik kur te dua. Se mos gabon e i gjen pune ne privat se e merr per fyerje te rende ! Dhe pastaj te gjithe qahen se po vdesin per te ngrene me gote rakije perpara dhe me barkun te goja nga mbipesha!”, shkruan Ndreu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!