Juventusi tani e sheh veten në krye të tabelës së Serisë A, pasi mposhti Interin dhe e parakaloi. Në një intervistë që Pjanic dha për Radio Sarajeva, boshnjaku foli për sezonin deri më tani: “Ëndrra ime është të jem ndër më të mirët në botë.
Mendoj se skuadra jonë është padyshim më e mira në Itali, ne duam të jemi në krye të renditjes dhe të përqendrohemi në të gjitha trofetë, ky është qëllimi i Juventus. Ky është një klub që është në mesin e tre apo katër më të mirëve në botë. Synimet tona janë të larta, jo vetëm këtë sezon, por çdo vit. Ne duam të fitojmë të gjitha trofetë dhe do të provojmë përsëri këtë vit”.
Pjanic iu bashkua Juventusit nga Roma në verën e vitit 2016 për një shumë prej 32 milionë eurosh. Mesfushori ka fituar tre herë kampionatin me “Zonjën e Vjetër”, duke u aktivizuar 144 herë në të gjitha kompeticionet./abcnews.al