Pitbulli bën për spital pronaren, shpëton vetëm pasi u fut në ashensor

schedule12:12 - 23 Mars, 2022

schedule 12:12 - 23 Mars, 2022

Një grua në Kolumbi është sulmuar egër nga qeni i saj.

Sipas Daily Mail, pronarja 25-vjeçare e qenit po lidhte atletet e saj në dhomën e gjumit kur u sulmua papritur nga pitbulli i saj.

Gruaja arriti të dilte nga banesa e saj duke kërkuar ndihmë nga fqinjët e saj. Më në fund 25-vjeçarja arriti në ashensor, ku kamera e vëzhgimit regjistroi momentin.

“Ajo u zvarrit deri te dera dhe doli në korridor, duke shpresuar se dikush do t’i vinte në ndihmë”, tha një burim i policisë së qytetit Cucuta.

Sakaq, sipas policisë, 25-vjeçarja ka pësuar fraktura në gishtat e dorës së djathtë, fraktura të shumta në të majtë dhe plagë në gjymtyrët e sipërme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!