Parkim nëntokësor, dy pishina, një prej tyre olimpike dhe ambiente të tjera publike janë parashikuar në projektin e Lungomare 2. Investimi nis nga fushat e sportit dhe përfundon tek tuneli i Ujit të Ftohtë, me një gjatësi prej 1.3 kilometrash.
Shembja e objekteve përgjatë vijës bregdetare në Vlorë do t’i hapë rrugë projektit të Lungomare 2. E njëjta studio e cila realizoi edhe Lungomaren është duke diskutuar detajet e fundit për investimin e rëndësishëm që përfundon tek tuneli i Ujit të Ftohtë.
Kryetari i Bashkisë Dritan Leli në një intervistë për ABC News sqaron se çfarë parashikohet të ndërtohet në gjatësinë prej 1.3 kilometrash. Për të shmangur fluksin që krijohet gjatë verës nga numri i lartë i turistëve që frekuentojnë Vlorën është menduar një parkim nëntokësor i ngjashëm me atë të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.
Fondi shqiptar i zhvillimit dhe qeveria shqiptare janë financuesit e projektit./ABC News Albania 24/7