Pishinat, solarët, lazeri dhe produktet online, sa të rrezikshme janë për lëkurën? Këshilla nga dermatologia

schedule12:23 - 24 Maj, 2022

schedule 12:23 - 24 Maj, 2022

Mjekët dermatologë nuk rekomandojnë përdorimin e solarëve, pasi dëmtojnë dhe plakin lëkurën, thotë doktoresha Amarda Gica në studion e Abc Live.

“Mjeku dermatolog nuk sugjeron përdorimin e solarëve. Çdo lloj ekspozimi karshi rreze UVB artificiale të diellit dëmton lëkurën. Janë faktor të lartë risku për zhvillimin e kancerit të lëkurës. Solarët dëmtojnë dhe plakin lëkurën, nuk rekomandohen”, tha mjekja dermatologe.

Lexo edhe: Melanoma, sëmundja e rrezikshme e lëkurës, mjekja: Mos neglizhoni ndryshimet në nishane

Po lazeri?

Mjekja thotë se lazeri rekomandohet të bëhet gjatë periudhës së dimrit, kur njerëzit janë më pak të ekspozuar në diell.

“Seancat e laserit nuk i rekomandojmë në periudhat e verës. Momenti më i mirë për ta aplikuar është në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, kur je pak i ekspozuar në diell”, pohon Amarda Gica.

Por sa të besueshme janë produktet e lëkurës që tregtohen online?

Mjekja thotë se produktet që shiten online nuk janë të kontrolluara gjithmonë. Ajo tha se produktet dermatologjike online mund të dëmtojnë lëkurën

“Nuk është se kontrollohen të gjitha. Kur merr medikament apo krem në farmaci ai ka kaluar në shumë hallka kontrolli. Në momentin që merr diçka online nuk ke asgjë informacioni se çfarë është përmbajtja. Produktet dermatologjike online mund të dëmtojnë lëkurën.

Kemi pasur raste me mjekime popullore qe i kanë dhënë djegie pacientëve. Ka shume rëndësi që produktet të mbahen në kushte të duhura. Në momentin që tregtohet në rrugë, në diell, nuk mund të pretendosh cilësi”, tha dermatologia.

Sa rrezik kanë pishinat për lëkurën?

“Sado të themi që pastrohen asnjëherë nuk arrihet nivelin optimal i pastërtisë në pishinë. Lëkura duhet të jetë e pastër para se të hysh në pishinë.

Çdo 2 orë aplikohet kremi i diellit. Në momentin që del nga uji duhet aplikuar. Në pishinë është e vështirë ruajtja e nivelit të higjienës sa do që të respektohen rregullat”, tha mjekja dermatologe./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!