Pishinat në Britaninë e Madhe rihapen me rregulla të rrepta

schedule18:02 - 25 Korrik, 2020

schedule 18:02 - 25 Korrik, 2020

Pishinat dhe palestrat në Britaninë e Madhe janë hapur ditën e sotme për herë të parë që nga nisja e pandemisë së koronavirusi.

Ato do të duhen të ndjekin rregulla të rrepta të distancës sociale të cilat do vazhdojnë të jenë në fuqi ndërsa njerëzit do të inkurajohen të bëjnë dush në shtëpi.

Çdo personi do t’i bëhet matja e temperaturës para se të futet në pishinë, ndërsa nuk do të lejohet që të afrohesh me persona të tjerë.

Rregullat e rihapjes së pishinave në Britaninë e Madhe

-Në mënyrë absolute, nuk mund të futesh në pishinë nëse vë re rritje të temperaturës, kollë dhe ethe dhe humbje të shijes.

-Para se të futesh në pishinë dhe pasi të dalësh, duhet të bësh patjetër një dush. Sugjerohet që dushi të bëhet në shtëpi, ndërsa pas kthimit së pari duhet bërë dush në sallat e posaçme, duke respektuar distancën dhe sa më pak persona në një ambient të tillë.

-Notuesit duhet të mbajnë distancën sociale nga personat e tjerë në pishinë

-Nuk lejohet afrimi me persona të tjerë. Ju mund të zgjidhni ndarësen e notit të shpejtë, të moderuar dhe të ngadaltë.

-Nuk lejohen parakalimet gjatë notit. Nëse doni të shtoni apo zvogëloni shpejtësinë me të cilët po notoni, duke të shkoni në pikënisje dhe të zgjidhni ndarësen tjetër.

-Njerëzit nuk lejohen të futen në ambientet e pishinës nëse nuk ke me vetë dezinfektant.

-Lejohen mësimet e notit por vetëm mësuesit mund të qëndrojnë pranë pishinës për të mësuar fëmijën.

-Pishinat do jenë të ndara në mënyrë që çdo familje të ketë zonën e vet.

-Skocia pritet të hapë pishinat muajin tjetër ndërsa Irlanda e Veriut nuk ka ende një vendim, po ashtu edhe Uellsi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!