Pirro Çako: Kënga që doja të hiqja nga albumi “Çelu” i Elvana Gjatës

schedule22:23 - 1 Maj, 2021

schedule 22:23 - 1 Maj, 2021

Elvana Gjata dhee Pirro Çako kanë qenë të ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC për të folur për prapaksenat e albumit të ri “Çelu”, por edhe për bashkëpunimin e tyre, i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Përsa I përket mesazhit dhe qëllimit të albumit, Elvana Gjata tregoi: “Mesazhi që unë dua të jap nëpërmjet këtij albumi është që njerëzit të çelen, të gëzohen, ta gëzojnë jetën, të mos dorëzohen. Ka qenë një vit i keq, por nuk është një jetë e keqe. Unë mendoj që ditë më të bukura do të vijnë për të gjithë ne. Kjo është ajo që dua t’ju them të gjithëve: çeleni shpirtin tuaj. Pasi u kompletua albumi, thash çelu shpirt, çelu”.

“Çelu” është albumi i dytë që Elvana punoi me Pirro Çakon dhe mund të themi që ata të dy janë dyshja më e suksesshme në industrinë e muzikës.

I pyetur nga Jonida Shehu nëse Elvana Gjata është muza e Pirro Çakos, ai u përgjigj: “Kam punuar me shumë artistë, po sa më i sofitiskuar dhe sa më i arrirë të jetë artisti aq më shumë del nga muza jote. Patjetër që Elvana bën pjesë tek ata artistë.  Elvana nuk është thjeshtë muzë, por e ka shtyrë këtë muzën time që të dali jashtë, sepse unë vitet e fundit, pothuajse e kisha lënë fare krijimtarinë. Më ka bërë që të nxjerr gjëra të tjera dhe të kap trofe të tjera në krijimtarinë time”.

Ndër të tjera, Pirro ka treguar edhe një detaj tjetër interesant. Ai zbuloi se në fakt donte që këngën “Mos u ngut”, e cila ka rezultuar edhe kënga më e dëgjuar, ta hiqte nga “Çelu”.

“Po të marrim këngën “Mos u ngut”, ku mesa kam parë është pritur shumë mirë dhe kryeson tek albumi, është një nga këngët që unë doja t’a hiqja me thënë të drejtën. Nxorra një konkluzion që duhet t’i bëjë këngët më pak të bukura melodikisht që të ecin më mirë. Melodikisht flas. Kjo është një këngë e thjeshtë, që është shkruar shumë shpejt. Ia tregova një moment Elvanës, në ikje e sipër madje”, është shprehur Pirro Çako.

Ashtu siç e theksoi edhe Elvana Gjata, të gjithë ne kishim nevojë për këtë këngë dhe për këtë material në këto momente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!