Juventusi fitoi 1-3 në fushën e Cagliarit, sukses që mban bardhezinjtë në garë për fitimin e titullit kampion. Ndeshja u vendos nga Cristiano Ronaldo, autori i një trigolëshi në pjesën e parë. Trajneri Andrea Pirlo foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“E dimë që duhet t’i fitojmë të gjithë ndeshjet e kampionatit për të provuar fitimin e titullit. Në të njëjtën kohë, ne e dimë që Interi duhet të lërë disa pikë rrugës. Më pëlqeu qasja e ekipit në ndeshjen e sotme, ishte e rëndësishme ta nisnim mirë pas zhgënjimit në Champions.
Kulusevski si ‘mezzala’? Mendoj se ky duhet të jetë roli i tij. Ka cilësi dhe vrapon shumë. Mund t’i shfrytëzojmë aftësitë e tij në ndërtimin e lojës tonë. Po punojmë në këtë prizëm, tani e kemi mundësinë për ta aktivizuar në mesfushë.
CR7? Ishte i zemëruar në lidhje me eliminimin, njësoj si të gjithë ne. Pse nuk foli pas ndeshjes për mediat? Ai foli në fushë… Nuk ishte për karton të kuq, është një faull klasik ku lojtari shkon për topin, nuk e vuri re fare kundërshtarin“, theksoi Pirlo. /abcnews.al