Juventusi nuk e pati aspak të thjeshtë,por ai doli të fitonte 1-3 ndaj Genoas. Hera e parë që Andrea Pirlo siguron dy fitore radhazi në kampionat si trajneri i Juventusit, teksa flet rreth ndeshjes dhe zhbllokimit të Paulo Dybala në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.
“U treguam të aftë për të harruar fitoren ndaj Barcelonës, sot më pëlqeu qëndrimi i skuadrës. Më vjen mirë për zhbllokimin e Dybala, kishte nevojë për këtë gol për t’u zhbllokuar psikologjikisht. Presim shumë nga Paulo. Ai ndodhet më mirë tani.
Përqafimi me të? E meriton, e kërkonte prej javësh këtë gol. Përqafimi shkon edhe për lojtarët e tjerë të skuadrës, të cilët e kanë mbështetur në çdo moment. Dybala shënoi dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.
E dinim që do të përballeshim me një ekip që do të mbyllej në mbrojtje. Nuk e humbëm durimin dhe e kontrolluam ndeshjen. Pres të shfaqemi gjithmonë agresivë, dua një ekip që lufton për të rikuperuar topin.
Është më mirë të vraposh 5 metra përpara se 80 pas. Goli i pësuar më shqetëson, por u treguam të aftë dhe reaguam. Sot arritëm një fitore tepër të rëndësishme. Bravo Bentacur, bëri mirë në të dy fazat e lojës“, deklaron Pirlo. /abcnews.al

