Juventusi u kthye sot te fitorja pas barazimit ndaj Veronës dhe humbjes ndaj Barcelonës. Bardhezinjtë mposhtën 1-4 Spezian me golat e të rikthyerit Ronaldo (dy herë), Rabiot dhe Morata. Vazhdon të jetë i akullt në intervista Andrea Pirlo. Trajneri pret ende të ketë ekipin e plotë dhe pohon se priste rikthimin e Ronaldos dhe e ndihmoi shumë sot skuadrën.
“Luajtëm një ndeshje të mirë, duhet ta mbyllnim që në pjesën e parë, krijuam shumë. Nëse nuk e bën këtë, rrezikon kundër çdo kundërshtari. Ne donim ta fitonim ndeshjen dhe Ronaldo na ndihmoi. Ne e ndryshuam modulin tonë pak, e dinim që Arthur do të kishte qenë më i lirë të luante pak më mbrapa. Ronaldo po përmirësohet dhe ne po prisnim për të.
Edhe Dybala po përmirësohet, le të shohim se si ndihen të gjithë në ditët në vijim. Ne gjithmonë luajmë me katër mbrojtës në fazën difensivë. Kur të gjithë do të kthehen, ne do të shohim se si mund të luajmë, por vendosja do të jetë e njëjtë. Po përmirësohemi, disa lojtarë po kthehen nga dëmtimet dhe do të kemi kohë për të punuar në idetë tona.
Daëngadalë, do të shohim në ndeshje ato skema që po përgatisim gjatë trajnimeve. Duhet të jemi më agresiv pasi humbim topin, është më pak e lodhshme të vraposh pesë metra përpara sesa të gjurmosh 70 metra kundërshtarin”, përfundoi tekniku i italianëve. /abcnews.al