Pirlo nuk pendohet: Do e merrja sërish drejtimin e Juves, unë i arrita objektivat

schedule13:00 - 28 Maj, 2021

schedule 13:00 - 28 Maj, 2021

Andrea Pirlo është shkarkuar nga Juventusi dhe tani duhet të presë ndonjë ofertë tjetër për t’u rikthyer në stol. Trajneri ka bërë reagimin e parë në lidhje me aventurën te bardhezinjtë dhe bilanci i tij është pozitiv.

Asnjë fije pendese, edhe pse pranoi një detyrë të vështirë dhe me një klub të madhe në hapin e parë të karrierës si trajner.

“Është mbyllur sezoni im i parë si trajneri. Ka qenë një vit intensiv, i komplikuar, por në çdo rast i mrekullueshëm. Kur Juventusi më thirri nuk mendova për rrezikon që po merrja përsipër, edhe pse ishte e dukshme kjo.

Mbizotëronte respekti për ngjyrat e kësaj fanelle dhe dëshira për t’u përfshirë në nivelet më të larta për projektin që m’u propozua.

Nëse do të kisha mundësinë të kthehesha pas në kohë, do bëja të njëjtën zgjedhje, megjithëse i vetëdijshëm për të gjitha pengesat që hasa në një periudhë kaq të vështirë, që më pengoi të planifikoja më mirë objektivat e mia dhe stilin tim të lojë. Gjithsesi i kam arritur objektivat që më janë kërkuar.

Kjo aventurë, pavarësisht një fundi të papritur, e bëri edhe më të qartë se çfarë do të dëshiroja të ishte e ardhmja ime, e cila shpresoj të jetë plot kënaqësi, sikurse ajo që kam përjetuar si futbollist. Është koha të kthehemi në lojë dhe të përballemi me sfida të reja.

Sidoqoftë dua të falënderoj Juventusin dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë meje këtë sezon”, shkruan Pirlo në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!