Juventusi nuk ia doli sërish të kalojë 1/8-at e Champions League. Mbërë e surprizoi Porto, që e eliminoi falë më 2 golave në fushë kundërshtare. Pas ndeshjes i pezmatuar u shfaq Pirlo, por u mundua të tregohet sa më i akullt.
“Kur bën 4 gabime të mëdha në dy ndeshje të Champions League, mund të eliminohesh. Ne nuk e kuptuam gabimin tonë kur Porto ishte me 10 lojtarë dhe u vendosëm dhe e organizuam lojën gabim dhe pësuam.
Do të duhen disa ditë për të hequr këtë ndeshje nga mendjet tona. Tani duhet të përballojmë çdo ndeshje me forcën e duhur, të jemi vetëdijshëm se jemi vetëm në mars dhe kemi ende rrugë për të kapur majën e Serie A.
E filluam mirë dhe Morata kishte një rast të pastër për të shënuar në nisje të lojës. Nuk u shënua, gabuam në shkaktimin e penalltisë, por më pas në pjesën e dytë luajtëm siç duhet, të ndihmuar edhe nga kartoni i kuq i tyre.
E dinim si do luante Porto. Gjithçka mund të ndryshonte nëse shënonim në fillim të ndeshjes. Kur pëson, bëhet ndeshje krejt tjetër. Kritikat e Cappellos në vendosjen e Ronaldo & Co në mur? I zgjedhim gjithmonë lojtarët që vendosen në mur.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë që ata t’i kthenin shpinën topit, mbase ata nuk e ndjenë rrezikun. Ishte një gabim, zakonisht nuk ndodh, lojtarët nuk e ndienin se ishte një situatë e rrezikshme dhe pësuan një gol.
https://twitter.com/juvecanal2/status/1369437486955560960
Dështimi i parë i madh si trajner? Janë gjëra që ndodhin. Është hera e parë për mua, e dhimbshme sigurisht, por të përveshim mëngët. Jemi veçse në mars dhe kemi të rinj që po rriten dhe po bëjnë përpjekje të madhe për të arritur sukses.
Nuk mendoj se mund të ankohem për lojtarët ose të kërkoj më shumë. Ata dhanë gjithçka sonte dhe mund të ndodhë që ndonjë lojtar të mos jetë në ditën e tij. Shkarkimi? Unë jam trajneri i Juventusit. Kam ardhur këtu për një projekt më të gjerë, që do vite të zhvillohet, kështu që nuk jam i shqetësuar”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al