Pirlo ndryshoi strategjinë e “Zonjës”, bllokoi shitjen e tre lojtarëve

schedule22:30 - 22 Nëntor, 2020

schedule 22:30 - 22 Nëntor, 2020

Andrea Pirlo erdhi në mënyrë të papritur te Juventusi, kur bardhezinjtë kishin ndërmend të ndiqnin një tjetër rrugë për merkaton. Me ardhjen e tij Pirlo ktheu gjithçka, duke nisur nga bllokimi i shitjes së tre lojtarëve.

 

Merih Demiral

Gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano raporton se ish-mesfushori ka anuluar shitjen e Merih Demiral te Leicester City. Gjithashtu, Adrien Rabiot kishte oferta nga Premier Legaue, por Pirlo ktheu gjithçka duke e mbajtur dhe duke e shndërruar në titullar stabël.

 

Adrien Rabiot (d) dhe Harry Kane

Edhe një tjetër lojtar nuk kishte treguar më të mirën e tij nën drejtimin e Sarrit dhe ishte drejt largimit nga Torino. Juve e kishte në shitje Danilon, por ardhja e Pirlos e nxori nga tregu ish-mbrojtësin e Manchester City dhe Real Madrid. /abcnews.al