Juventusi fitoi 2-0 ndaj Cagliarit falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos në javën e tetë të Serie A. Trajneri i kampionëve në fuqi, Andrea Pirlo shfaqet i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, aty ku flet edhe rreth futbollit që dëshiron të shohë nga ekipi i tij.
“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim sonte, jam i kënaqur me lojtarët që kanë luajtur me kombëtaret e tyre këto ditë. Ndeshjet pas një pauze janë gjithmonë të vështira, por të gjithë më pëlqyen. E nisëm lojën me shpirtin e duhur që në minutën e parë.
Arthur? Ai po rritet, por ka nevojë edhe për pak kohë për t’u ambientuar. E dimë që është një futbollist i rëndësishëm për lojën tonë, ia del gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur dhe na ndihmon në qarkullimin e topit.
Unë dua që Juventusi të luajë një futboll të shpejtë. Duhet ta qarkullojmë shpejt dhe saktë topin, kështu ia dalim të dominojmë. Është më bukur ta kemi ne topin sesa të vrapojmë pas tij, por rëndësi ka që djemtë të zbaviten.
CR7? Cristiano është një shembull për të gjithë, është i përulur përveçse kampion i madh. Habitëm gjithmonë nga një gjë, përkushtimi për të punuar më befason gjithmonë te ky lojtar“, thekson Andrea Pirlo. /abcnews.al