Ndeshja e parë në Champions League si trajner dhe suksesi i parë për Andrea Pirlon. Juventusi triumfoi 0-2 përballë Dynamo Kyiv, falë dygolëshit të Alvaro Moratës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i kampionëve të Italisë tha këto fjalë:
“Po rritemi hap pas hapi. Sot ishte e rëndësishme të zhvillonim një ndeshje solide, sidomos pas asaj që luajtëm ndaj Crotones në kampionat. Ishim më të organizuar, por mund t’i shfrytëzonim më mirë rastet e krijuara në pjesën e parë.
Golat dhe rastet e DYNAMO KYIV-JUVENTUS
Në fraksionin e dytë e gjetëm golin shpejt dhe ia dolëm ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Stili im i futbollit është që të luaj me shumë lojtarë në fazën sulmuese, mos të harrojmë që ishim pa Ronaldon dhe Dybala“, deklaron Pirlo. /abcnews.al