Pirlo: Gattuso i ka ndryshuar mentalitetin Napolit, CR7 më ka befasuar

schedule15:54 - 3 Tetor, 2020

schedule 15:54 - 3 Tetor, 2020

Pas Romës vjen Napoli, një kundërshtar edhe më i vështirë. Juventusi pret djemtë e Gennaro Gattusos në Torino të dielën në mbrëmje (20:45), sfidë e vlefshme për javën e tretë të Serie A.

Andrea Pirlo është shfaqur i qetë si gjithmonë në konferencën e zakonshme për shtypin, duke folur rreth sfidës, përballjes me Gattuson, merkatos dhe CR7. “Napoli ka ndryshuar mentalitet që prej momentit kur erdhi Gattuso. Ata janë shumë të fortë, por nuk është se ne jemi më pak të fortë se ta.

Rino si trajner është ndryshe nga ai që ishte futbollist. Ne të dy ishim lojtarë të ndryshëm, mendoj se edhe si trajnerë kemi ndryshime. Është hera e parë që përballemi me njëri-tjetrin, nuk besoj se dikush ka avantazhe ose disavantazhe krahasuar me tjetrin. Shakatë e mia me të? Shakaja më e bukur do të ishte fitorja nesër në mbrëmje.

Merkato? Po bisedojmë në lidhje me Federico Chiesën. Po merret Paratici me këtë punë, të shohim se çfarë do të ndodhë të hënën në mbrëmje… Ronaldo? Kam zbuluar se është një punëtor i madh. Cristiano është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që largohet. Ka një entuziazëm të paparë, është një shembull për të gjithë. E patë si vraponte në Romë kur mbetëm me një lojtar më pak?“, përfundon Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!