Carlo Ancelotti kthehet herë pas herë të flasë rreth Italisë, Serie A dhe Milanit të tij, klub ku fitoi gjithçka si futbollist dhe trajner. Trajneri i Everton, në prononcimin e dhënë për Sky Sports, ndalet te trajnerët e rinj si Gattuso, Pirlo apo Pippo Inzaghi, të gjithë nxënësit e tij.
“I ndjek të gjithë lojtarët që kam pasur në karrierë. Sigurisht, ata nuk mund të kenë eksperiencën që kam unë, por ata kanë një favor, janë të rinj. Bota e futbollit është e mbushur plot kritika, është e paevitueshme një gjë e tillë.
Gattuso dhe Pirlo zotërojnë gjithçka për të zgjidhur problemet që po hasin te Juventusi dhe Napoli. Më shumë komunikoj me Super Pippon, edhe dje biseduam së bashku. Jam shumë i lidhur me të, por edhe me të gjithë lojtarët që kam pasur te Milani.
Titulli? Shpresoj ta fitojë Milani, por do të jetë shumë e vështirë. Interi ka një skuadër të fortë. Kam frikë se miku im Conte nuk do të ma plotësojë dëshirën“, thekson Carlo Ancelotti. /abcnews.al