Juventusi dëshiron të lërë pas krahëve eliminimin e dhimbshëm nga Champions League, dhe nesër do të përballet përballë Cagliarit në Champions League. Bardhezinjtë nuk janë dorëzuar akoma në kampionat, edhe pse diferenca me Interin kryesues është 10 pikë. Trajneri Andrea Pirlo flet në konferencën për shtypin rreth situatës së ekipit të tij.
“Eliminimi nga Champions League ishte një goditje për ne, por po e marrim veten. E kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë, tani duhet shpirt skuadre dhe krenari e madhe. Ronaldo ndihet mirë dhe është përgatitur për ndeshjen me Cagliarin. Është normale që ndihet i zhgënjyer, por ashtu ndihemi edhe ne të tjerët.
Në karrierën time kam përjetuar disa situata të ngjashme. Unë gjithmonë jam përpjekur të rinisem me shumë entuziazëm dhe kundër Cagliarit do të bëjmë të njëjtën gjë. Jemi akoma në mars, janë edhe 13 ndeshje deri në fund të kampionatit. Mos të harrojmë që do të luajmë edhe finalen e Kupës së Italisë.
Kemi dëshirë të tregojmë se jemi Juventusi dhe se duam të luftojmë për titullin kampion deri në fund. Na mungojnë vetëm Demiral, Dybala dhe Bentancur. Projekti ynë? Ideja ka qenë gjithmonë bashkimi i ‘veteranëve’ me një grup të rinjsh. Mendoj se gjithmonë ka qenë kështu nga fillimi, do të jetë kështu edhe në të ardhmen“, përfundoi Pirlo. /abcnews.al