Të flasësh pas një humbje 0-3 në shtëpi është gjithmonë e vështirë. Juventusi u shkërmoq nga Milani sonte dhe rrezikon kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Nëse ndodh, sezoni i bardhezinjve do të cilësohej katastrofik.
Andrea Pirlo nuk e fsheh zhgënjimin e tij, teksa tha këto fjalë pas përfundimit të takimit ndaj ekipit të Stefano Piolit. “Dje u shpreha që e kam parë mirë skuadrën gjatë javës në stërvitje, pasi ishim stërvitur me mentalitetin dhe përqendrimin e duhur.
Ishim të bindur që do të zhvillonim një ndeshje të madhe kundër Milanit, por nuk ndodhi një gjë e tillë. E nisëm mirë ndeshjen, por disa detaje ndryshuan për keq dhe rezultati është ky që është. E vështirë ta shpjegosh tani se çfarë ndodhi.
Shumë gjëra nuk funksionuan, rezultati 0-3 e konfirmon këtë. Duhet ta shikoj edhe njëherë ndeshjen dhe më pas do të ulem të bisedoj me djemtë“, deklaroi trajneri i “Zonjës”. /abcnews.al