Juventusi fitoi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Interit me rezultatin 1-2. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave dhe ende nuk ka përfunduar asgjë, sikurse tha edhe trajneri Andrea Pirlo pas ndeshjes për “Rai Sport”.
“Nuk ishim vetvetja kundër Interit në kampionat. Na vlejti si leksion dhe kemi punuar për të eliminuar gabimet që bëmë në atë ndeshje. Është vetëm përballja e parë, akoma nuk jemi kualifikuar. Sonte treguam se po ishim të përqendruar, për këdo është e vështirë me ne. Ne e dimë forcën tonë. Nuk është e lehtë të mbash këtë intensitet, kur luan praktikisht çdo ditë. Pashë një reagim të shkëlqyer të futbollistëve të mi.
“Zëvendësimi i CR7? E kuptoj që Ronaldo nuk ishte i lumtur që e zëvendësova, por duhet të pushojë pak para ndeshjes së radhës në kampionat. Edhe pse kjo vetëm për disa minuta. Nuk mund të përgjigje më të mirë të tij për kritikat e bëra këto kohë. Ne jemi një skuadër me kampionë dhe duhet ta shfrytëzojmë në maksimumin këtë.
“Objektivat? Fitorja e Superkupës me Napolin ndezi sërish zjarrin brenda nesh. Ngritja e trofeut na bëri të kuptojmë se jemi të fortë dhe mund të garojmë për çdo objektiv. Luajmë çdo tre ditë dhe në shkurt janë disa duele të forta. Do i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe në fund do të shohim se ku do e mbyllim kampionatin”. /abcnews.al