Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Pirlo do na bërtasë nesër, CR7 tërbohet kur nuk shënon. Titulli? Unë besoj”

schedule09:19 - 12 Prill, 2021

schedule 09:19 - 12 Prill, 2021

Rodrigo Bentancur beson akoma te titulli, edhe pse Interi kryeson me 12 pikë më shumë kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe 8 javë në Serie A. Juventusi mposhti 3-1 Genoan, duke siguruar fitoren e dytë radhazi në pak ditë.

Mesfushori i bardhezinjve, Rodrigo Bentancur foli për Sky Sport në lidhje me triumfin e ditës së djeshme në kampionat, duke u ndalur edhe te Cristiano Ronaldo, i cili u shfaq nervoz për mungesën e golit.

Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, skuadra kishte mentalitetin e duhur. Jemi përmirësuar shumë, por ky proçes duhet të vazhdojë, sepse ramë në pjesën e dytë. Ia lejuam Genoas qarkullimin e topit dhe pësuam gol.



E kemi të qartë që nuk mjafton një pjesë e parë shumë e mirë, duhet të luajmë gjatë gjithë ndeshjes. Pirlo nuk u ankua për këtë gjë, por do e bëjë të martën në analizë, kjo është e sigurt.

Titulli? Edhe pse jemi larg, matematika na mban në lojë. Duhet të fitojmë çdo ndeshje, të japim maksimumin deri në fund të sezonit. CR7? Ky është mentaliteti i tij, një cilësi që e ka bërë futbollistin që është.

Cris ndihet keq kur nuk ia del të shënojë gol, tërbohet. Ai nuk e ka me skuadrën por me veten e tij, pasi dëshiron të shënojë në çdo takim. Jemi të lumtur me të, uroj të gjejë golin ndeshjen e radhës“, deklaroi Bentancur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!