Pirlo: Do bëj modifikime në mbrojtje, Ronaldo njësoj si Frabotta për mua

schedule15:17 - 23 Nëntor, 2020

schedule 15:17 - 23 Nëntor, 2020

Juventus përballet ditën e nesërme me Ferencvarosin e Uzunit në “Allianz Stadium” në llogari të fazës në grupe të Champions League. Andrea Pirlo foli sot në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe tregoi rreth formacionit dhe gjendjes së disa lojtarëve para kësaj ndeshje. Dëmtimi i Demiral e detyron trajnerin të luajë me Danilon në qendër.

LOJA – “Ne duhet t’u japim vazhdimësi paraqitjeve të mira dhe rezultateve pozitive. Do të më bezdiste shumë nëse nuk do të kishim të njëjtin intensitet si ndaj Cagliarit nesër. Pa intensitet në lojë nuk do të ishim Juventusi. Lojtarët tani e njohin njëri-tjetrin më mirë. Na duhej kohë, ditë pas dite përpiqemi të përmirësojmë veten”.

 

FORMACIONI – “Më kanë mbetur vetëm katër mbrojtës në dispozicion dhe do të luaj me Danilon në qendër dhe Alex Sandro si mbrojtës krahu. Për pjesën tjetër do të shohim, Kulusevski ka luajtur shumë, ndërsa Chiesa nuk është gati për të luajtur nga minuta e parë”.

DYBALA – “Ai është më mirë, është gati. Është stërvitur rregullisht gjatë ditëve të fundit, përveç ditëve të para, kur po trajtohej në antibiotikë. Tani rifitoi forcën në këmbët e tij dhe ne do të shohim nëse mund ta aktivizojmë si titullar.”

FERENCVAROS – “Ata janë ekip i mirë, na vunë në vështirësi në ndeshjen e parë dhe vijnë nga një periudhë e mirë. Do të duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përpiqemi të sjellim në shtëpi tre pikët për të arritur kualifikimin”.

 

TRESHJA SULMUESE – “Kemi menduar për të që nga fillimi, por kurrë nuk i kemi pasur të gjithë në dispozicion prej dëmtimeve të ndryshme. Tani le t’i japim skuadrës një shtyllë kurrizore dhe pastaj le të shohim nëse mund të ndryshojmë diçka.”

RONALDO – “Me të unë sillem si me të tjerët, kështu jam. E trajtoj atë si një kampion, siç trajtoj Frabotta dhe Portanova, të cilët janë dy djem të rinj. Kjo ka qenë gjithmonë mënyra ime e të bërit të gjërave”.

BERNANDESCHI – “Ai luajti një ndeshje shumë të mirë me Cagliarin, ashtu edhe në ekipin kombëtar. Tani ai është mirë mendërisht që ishte gjëja më e rëndësishme dhe është e mundur që nesër ai të ketë një shans tjetër si titullar”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!