Pirlo: Cuadrado e meritoi të kuqin, Milani e Interi favoritë! Juve-Napoli? Keqardhje…

schedule23:29 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 23:29 - 22 Dhjetor, 2020

Andrea Pirlo, pas ndeshjes që Juventusi humbi me Fiorentinën me rezultatin 0-3, deklaroi: “Nuk mund të ketë alibi, e nisëm keq dhe nëse e bën diçka të tillë, përfundon duke kaluar këto situata të këqija. Mund të ndodhë në ndeshjen e fundit para Krishtlindjeve të mendosh për pushimet. Ishim të ngadaltë dhe të papërqendruar, kështu humbëm”.

“Nuk mund të flasim për taktikë apo për paraqitje teknike kur je në fushë me një lojtar më pak pas 10 minutash. Bëmë atë që mundëm të qëndronim në lojë dhe do të ishim në lojë nëse do të na jepej ajo penallti në favor”.

“Ndëshkimi i Cuadrado? Pamjet janë të qarta, kartoni i kuq i Cuadrado është i qartë. Mund të ketë pasur episode të tjera në favorin tonë, por nuk e ndjej të nevojshme t’i komentoj. Mbi të gjitha të gjithë mund t’i shohin pamjet”.

“Tani shkojmë të pushojmë pak dhe për disa ditë duhet të rikarikohemi, pastaj të fillojmë e të shohim gabimet që kemi bërë, ku mund të përmirësohemi. Ne mendojmë se jemi një ekip i fortë, por nëse Interi dhe Milani janë mbi ne do të thotë që janë paraqitur më mirë se ne deri tani. Le të mos e mohojmë që ata janë favoritë tani”.

“Nuk e kemi problem ta luajmë ndeshjen me Napolin. Jam më shumë i zhgënjyer për ata skuadra që udhëtuan dhe luajtën pa shumë lojtarë për shkak se i kishin me Covid-19. Nuk do të them nëse vendimi ishte i drejtë apo jo, por nuk duket i drejtë për skuadrat e tjera që luajtën në situata më të vështira”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!