Disa orë pas uljes së avionit Ryanair dhe arrestimit të gazetarit Roman Protasevic, të cilin udhëheqësit europianë e përshkruan si “pirateri”, “sulm ndaj demokracisë” dhe “skandal ndërkombëtar”, 27 udhëheqësit europianë vendosën sanksione ndaj Bjellorusisë.
Bashkimi Europian ka reaguar menjëherë pas incidentit që tronditi botën duke marrë masat e para që përfshinin ndalimin e linjave ajrore Bjelloruse të kalonin në hapësirën ajrore dhe aeroportet e BE-së.
Para arrestimit, Roman Protasevic, një kritik i njohur i Presidentit Aleksandër Lukashenko, po udhëtonte nga Greqia për në Lituani. Në bazë të urdhrit të Lukashenkos avioni u ul në Minks, pas alarmit fals për bombë, që sipas kancelares gjermane Angela Merkel ishte totalisht një veprim pabaza.
Televizioni shtetëror Bjellorus ka transmetuar një video që tregon Protashevich me shenja në fytyrë “duke rrëfyer” rolin e tij në protestat e fundit anti-qeveritare. Sipas opozitës gazetari është detyruar me forcë të rrëfente rolin e tij në protesta, raporton abcnews.al
Në një samit në Bruksel, udhëheqësit e BE-së kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Bjellorus dhe të dashurës së tij dhe ranë dakord që Minks të mbante përgjegjësi për veprimet e tij.
“Lukashenko dhe regjimi i tij duhet të kuptojnë se kjo do të ketë pasoja serioze,” tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Cilat janë pasojat dhe cili është ndikimi i tyre?
27 udhëheqësit e vendeve anëtare vendosën të ndalojnë linjat ajrore Bjelloruse të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të BE-së dhe aeroportet, ndërsa u kanë kërkuar avionëve të shmangin fluturimet mbi hapësirën ajrore të Minksut.
Lufthansa, KLM Royal Dutch Airlines dhe Skandinavia Airlines janë disa nga linjat ajrore që tashmë kanë filluar ta bëjnë këtë gjë. Sidoqoftë, një lëvizje e tillë është kryesisht simbolike dhe nuk ka ndikim të vërtetë në politikën e Lukashenkos, sipas Diannis Meleantsu, zyrtar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Minksut.
Sipas tij këto masa do ta shtyjnë Bjellorusinë edhe më shumë në “krahët e Rusisë” pasi kufizimet mund të falimentojnë kompanitë ajrore.
“Kufizimet që izolojnë njerëzit dhe jo qeverinë e Bjellorusisë mund të shtyjnë qytetarët e vendit kundër BE-së. Kjo është arsyeja pse këto vendime të nxituara nuk do të kenë efekt,” tha ai.
Hetimi i devijimit të avionit
Në të njëjtën kohë, udhëheqësit e BE-së i kanë bërë thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për të hetuar uljen e detyruar të avionit Ryanair. ICAO është një organ i specializuar i OKB-së që mund të lëshojë rekomandime por nuk ka fuqi në kuadrin ligjor dhe rregullator.
Sanksionet ndaj individëve dhe kompanive
Nga tetori i vitit 2020, BE ka kufizuar gradualisht politikanët kryesorë, përfshirë Lukashenko, përmes masave të tilla si ndalimi i udhëtimit dhe ngrirja e pasurive. Këto masa u ndërmorën fillimisht si një përgjigje ndaj shtypjes së Bjellorusisë ndaj protestuesve paqësorë, raporton abcnews.al
Me arrestimin e Protasevic, BE vendosi sanksione të reja në listën e 88 individëve dhe shtatë organizatave.
“Do të ketë sanksione shtesë ndaj atyre që janë të përfshirë në rrëmbimin e gazetarit, por gjithashtu mbi kompanitë dhe bizneset që financojnë regjimin,” tha ai.
Sipas Pavel Usov, drejtor i Qendrës të Analizave Politike në Varshavë, këto masa janë të nevojshme për t’i treguar Lukashenkos se ai nuk mund të drejtojë një kartel dhe të veprojë më qytetarët e tij, në të gjitha mënyrat që ai dëshiron. Në praktikë, megjithatë, këto masa nuk pritet të kenë shumë efekt tek ai.
“Lukashenko po përhap terror në vendin e tij dhe jashtë tij .” Në fakt, as sanksionet dhe as marrëveshjet ndërkombëtare nuk do ta ndalojnë atë, “tha Osov.
Paketa financiare e mbetur pezull
Vlen të përmendet se në planet e Bashkimit Europian ka qenë një paketë investimi prej 3 miliardë eurosh për Bjellorusinë, e cila – siç theksoi Presidentja e Komisionit do të mbetet pezull derisa vendi “të kthehet në një vend demokratik” . Përktheu Sonila Backa-abcnews.al